Paralajmëron Noka: Po kërkojnë t’i mbyllin gojën Berishës! Aksioni ynë do të përshkallëzohet

Paralajmëron Noka: Po kërkojnë t’i mbyllin gojën Berishës! Aksioni ynë do të përshkallëzohet

15:29, 13/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Flamur Noka foli me tone të ashpra kundër qeverisë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK, duke thënë se ky i fundit i shërben Ed Ramës. Sipas tij SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës për Sali Berishën, në mënyre që t’i mbyllë gojën këtij të fundit, si dhe për të penguar aksionin opozitar dhe se ky i fundit do të përshkallëzohet.

Noka thotë se asnjë nga këto lëvizje nuk do ta pengojë opozitën të përballet më “këtë regjim” sipas tij, ndërsa shton se pasi të përfundojnë aksionin vetë deputetët demokratë në Kuvend, do të kërkojnë dhe njoftojnë edhe protestë qytetare.

“Dua t’ia kushtoj këtë kohë situatës politike dhe reagimit të opozitës. Situata politike është në ditën më të zezë të saj. Këtu po ngrihet një regjim tiranik. SPAK po përdoret për të goditure opozitën dhe po bën politikë. E ka kthyer veten në një shërbim të regjimit kundër opozitës. Sapo Berisha bashkoi grupin parlamentar SPAK fabrikoi një dosje për ta sulmuar atë. Sapo kishte nisur mosbindja civile në Parlament, dhe jemi në momentin që do krijohet një front parlamentar. SPAK izolon Berishën nga aktiviteti i tij politik. Ky sulm është një sulm i regjimit ndaj opozitës, ndaj PD.

Pse SPAK në tetor shkeli më këmbë kushtetutën dhe sot kujtohet ta respektojë?  Është betejë për të mbrojtur nga regjimi mafioz, kriminal. Ne akoma nuk kemi ezauruar akoma fazën tonë të protestës, do ta kulmojmë këtë betejë dhe më pas do të thërrasim këtë betejë. Pa u rikthyer të drejtat kushtetuese dhe ligjore, nuk do të ketë normalitet në atë parlament. Sa kohë nuk dëgjohet zëri i opozitës, nuk ka parlament normal. Çdo kërcënim ne e presim ballazi dhe nuk trembemi fare. Çdo veprim do të ketë një kundërveprim. Ashpërsimi i masës që kërkon SPAK është përshkallëzim i aksionit opozitar dhe i mosbindjes civile që po bëhet gati, dhe e dyta, gjithë kjo ngutje është për t’i mbyllur gojën Berishës. Ai kishte një javë që kishte nisur të nxirrte fakte të reja për inceneratorin e Tiranës, kur SPAK kërkoi ndryshimin e masës. Ai nxori dhe prova të tjera që SPAK i ka zhdukur”, tha Noka ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco