Irena Beqiraj: Shqipëria do vazhdojë të jetë një vend i varfër, përsa kohë do e shfrytëzojnë

22:49, 12/12/2023
A+ Aa A-

Ish-zv ministrja e financave Irena Beqiraj e ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv ka treguar sesi Shqipëria, një vend me pasuri të shumta natyrore, është një vend i varfër.

Irena shpjegon se shfrytëzimi i resurseve natyrore është faktori kryesor pse vendi ynë është i prapambetur ekonomikisht. Beqiraj shpreh pesimizëm sa i përket zhvillimit të mirqënies ekonomike, po ashtu edhe sociale.

“Unë mendoj që fakti që kemi qënë një vend me burime të shumta, një vend i bekuar me një natyrë jashtëzakonisht të bukur, më shumë sesa një avantazh na është kthyer në një disavantazh. Ne kemi një nivel ekonomik përtac që është bazuar në shfrytëzimin e burimeve natyrore, në dhunimin deri diku të natyrës, në gjetjen e zgjdhjeve afatshkurtra  siç ishte kjo e mbajtje së euros në të zhvlerësuar, në mënyrë që të mos binte i gjithë buxheti i shtetit, në mënyrë që të mbanin inflacionin nën kontroll dhe pastaj këto zgjidhje jo të zgjuara kemi vënë theks tek ai që quhet kapitali më i rëndësishëm i çdo kombi që është njeriu. Për këtë arsye unë do mendoj që ekonomia jonë do vazhdojë të vuajë dhe për një kohë të gjatë për sa kohë ne nuk ndryshojmë qasje.

Me kalimin e kohës ne po bëhemi një komb edhe më i atrofizuar përsa i përket dijes dhe kjo është parashikimi më zymtë që i vjen prosporitetit tonë ekonomik të ardhshmë dhe atij social.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco