Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO/ Sami Neza: Hetimi ndaj Berishës ka gafa juridike, u tejkalua Kuvendi nga SPAK dhe Gjykata

19:00, 12/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar kërkesën e SPAK për kuvendin, që i kërkon heqjen e imunitetit për kreun e opozitës, Sali Berisha.

Neza tha se, hetimi ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha ka gafa juridike, duke theksuar edhe faktin se gjyqtarja Irena Gjoka ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi është shkarkuar në vitin 1996 nga Berisha i cili ishte edhe kryetar i KLD-së së kohës.

‘Me hapjen e hetimeve ndaj zoti Berisha dhe ky proces hetimor dhe vendimmarrja e gjyqësorit dhe prokurorisë në këtë proces, ka ndikim të jashtëzakonshëm, deri edhe gafa juridike.

Tani është stërthënë se SPAK e kaloi nën hetim Berishën në kufizim të të drejtave dhe lirive të tij, pa kaluar përmes parlamentit, në kundërshtim me parashikimet e Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata e Posaçme në këtë proces gjyqësor ndaj zotit Berisha është drejtuar nga një gjykatëse e cila është në konflikt interesi për shkak se vetë Berisha duke qenë në pozicionin  e presidentit në vitin 1996 ka qenë edhe kryetar i KLD-së, ka urdhëruar shkarkimin e saj për akuza që lidheshin me korrupsionin.

Ndërkohë në Gjykatën e Apelit, aty gjykatësja është përpjekur të bëjë një interpretim për ruajtjen e vendimit të shkallës së parë, duke u kapur në dy gjëra, në faktin se imuniteti nuk është një privilegj personal, por është një privilegj që buron prej pozicionit politik të deputetëve dhe ky privilegj mund të konsumohet kur atakohet nga kundërshtarët e tij politikë.

Ky është pikërisht rasti kur imuniteti i zotit Berisha nuk shërben si privilegj personal, por si një privilegj që merr nuanca politike pasi duhet të mbrohet nga kundërshtarët e tij.

Kush e ke ka bërë padinë ndaj zoti Berisha? Nga drejtuesi i grupit parlamentar të PS-së  në atë kohë, Taulant Balla. Deri tani ne nuk kemi një akuzë ndaj Berishës, por vetëm një proces hetimor ndaj tij, çka do të thotë se ishte e domosdoshme pozicionimi i Berishës në raport me imunitetin në kuptimin e mbrojtjes së tij nga një sulm që vinte nga kundërshtarët e tij’, theksio Sami Neza gjatë diskutimit në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco