Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: Ndryshimi i rregullores, faza parapërfundimtare e Ramës drejt asgjësimit të opozitës në parlament

Berisha: Ndryshimi i rregullores, faza parapërfundimtare e Ramës drejt asgjësimit të opozitës në parlament

16:08, 12/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një prononcim për mediat tek Kryesia e Kuvendit, është shprehur se është diskutuar për ndryshimet që kërkon të bëjë mazhoranca në lidhje me rregulloren e Kuvendit, për të përjashtuar deputetët me dy muaj nga parlamenti.

Berisha u shpreh se, kjo është faza parapërfundimtare e Edi Ramës për të asgjësuar opozitën dhe pluralizmin në parlament.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë çdo vendim të Kuvendit. Ai u shpreh se, ende nuk ka marrë një njoftim zyrtar nga Kuvendi për kërkesën e SPAK, ndërsa pret të lexojë relacionin e plotë.

DEKLARATA E PLOTË:  

Ndryshim sipas të cilit, një grup deputetësh i lejojnë vetes, ndërprerjen e përkohshme të mandatit të deputetëve. Përjashtimin për dy muaj dhe defakto heqjen e mandatit, dmth ndalimin e çdo lloj veprimtarie të deputetit.

Kjo është faza parapërfundimtare drejt asgjësimit të opozitës në parlament dhe u garantoj se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjen e opozitës për rivendosjen e parlamentarizmit, pluralizmit politik në parlament.

Vendosmëria është e plotë e palëkundur.

Kjo është ajo që mund të ju them sot.

Pyetje: Z. Berisha, a folën deputetët në lidhje me vendimin e SPAK ndaj jush?

Sali Berisha: Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor të mëparshëm të SKAP-it dhe gjykatëses së shkarkuar nga Sali Berisha në datën 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë, siç theksova edhe në konferencën e shtypit, në vitin 2012, personalisht jam angazhuar në një nismë së bashku me qeverinë dhe mazhorancën e kohës, për abrogimin e nenit të Kushtetutës i cili jep imunitet ndaj veprimeve të gjyqësorit për deputetët. Nuk ka ndryshuar asnjëherë mendim, se ajo përpjekje e imja ka qenë e drejtë. Në këtë kontekst, vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Kushtetueshmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë ligjin, kushtetutën dhe të vendosë të mos ketë mbrojtje për deputetët. Por sidoqoftë cilido të jetë vendimi i parlamentit, unë e pranoj.

Pyetje: A keni mbështetje ju nga grupi parlament i PD përsa i përket kësaj çështje?

Sali Berisha: Asnjë ndryshim në strategjinë tonë të mosbindjes civile nuk do të ketë për shkak të kësaj çështje. Ne vazhdojmë me mosbindjen civile, kurse grupi u diskutua dhe është plotësisht dakord me qëndrimet e paraqitura nga unë. Ju e keni parë që opozita nuk voton më në parlament, ose voton me mosbindje civile.

Pyetje: A jeni njoftuar nga Kuvendi?

Sali Berisha: Jo nuk jam njoftuar nga Kuvendi dhe sigurisht që Kuvendi do të më njoftojë.           

Pyetje: Rregullorja parashikon që ju të jeni i pranishëm, do të zgjidhni të jeni pikërisht përballë anëtarëve të mazhorancës në këtë këshill?

Sali Berisha: Tani, së pari do të lexoj vendimin zyrtar. Unë e kam marrë nga mediat. Jam e sigurtë që kryesia e parlamentit do të më dorëzojë mua relacionin. Qëndrimi im është ky. Baza e këtij qëndrimi është propozimi im në vitin 2012, për heqjen e çdo lloj imuniteti për deputetët.

Pyetje: Pse keni qëndruar qëndrim, sepse vetëm pak ditë më parë keni thënë se, nëse SPAK  sjell kërkesë në Kuvend, unë do të jem i pari që do e miratoj?

Sali Berisha: Nuk thashë jo. Thashë do të zbatoj vendimin e Kuvendit. Asnjë ndryshim nuk ka. Unë thashë do të zbatoj vendimin e Kuvendit. Pse e bëra gjithë këtë unë. E bëra që askush të mos i marrë dot pushtetin parlamentit. Unë nuk kam mbrojtur aspak veten time. Me qëndrimin tim kam mbrojtur kushtetutën dhe pushtetin e parlamentit. Sepse gjykatës të pa ndërgjegjshëm, prokurorë politikë i lejuan vetes të shkruajnë në tavolinë nenet e kushtetutës. Të deklarojnë në mënyrën më të turpshme dhe absurde, se ndalimi i daljes jashtë shtetit, nuk është heqje lirie. Ndonëse dalja jashtë shteti, është një liri themelore në Kushtetutën e Shqipërisë, në nenin 30 të saj. Pra, nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e mia. Ka një konseguencë të vërtetë. Këtu para jush kam deklaruar që po të duan, e votojnë që nesër heqjen e nenit nga Kushtetuta. Nuk duan, të vendosin si të duan. Unë mbrojtja pushtetin e parlamentit.

Pyetje: Si do të jetë qëndrimi i Gazment Bardhit, ka thënë se do të votojë i pari pro nëse vjen një kërkesë e tillë.

Sali Berisha: Ne jemi në mosbindje civile. Asgjë nuk ndryshon në qëndrimet tona ndaj komisioneve, për shkak të këtyre kërkesave. Ai qëndrim që është mbajtur deri më sot, do të mbahet gjer në fund.

Pyetje: Në Këshillin e Mandateve do të jeni prezent?

Sali Berisha: Do të lexoj materialin, pastaj do të ju njoftoj. Po pa lexuar materialin, se nuk kam lexuar përveç asaj në njoftimin në media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco