SPAK duhet të shkojë ‘ma nalt’

SPAK duhet të shkojë ‘ma nalt’

14:40, 12/12/2023
A+ Aa A-

Nga Belind Këlliçi/

Pasi ditën e djeshme ju provuam me shkresa zyrtare shtetërore dhe fakte të pamohueshme se si ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka i drejtohej ish Ministrave Manjani dhe Felaj, duke i kërkuar përgjigje dhe zgjidhje urgjente për një procedurë antiligjore, pasi me fjalët e vetë Ministrit Koka, projekti i Inceneratorit të Tiranës ishte një nga përparësitë kryesore të Bashkisë Tiranë, sot po ju vëmë në dispozicion fakte të reja që tregojnë qartazi se vendimet në biznesin e inceneratorit të Tiranës merreshin “ma nalt”.

Nga muaji gusht i këtij viti e deri ditën e djeshme, ju kam treguar dhe vendosur në dispozicion, si publikut, por edhe organit të akuzes, Aneks Kontratën nr. IX, ku faktohet se Erion Veliaj ishte i vetmi Kryetar Bashkie që e firmosi një angazhim të tillë, pa miratim të Këshillit Bashkiak. Asnjë prej kryetarëve të Bashkive të Qarkut Tiranë nuk e ka firmosur këtë dokument, përveç Erion Veliajt.

Ju kam treguar me fakte se si kulla pas Sahatit, Teatri Kombëtar, kompania Arlis-Ndërtim, fitonin privilegje në biznesin e depozitimit të dherave i udhëhequr nga Erion Veliaj.

Sot, po ju vendos në dispozicion një e-mail tjetër që tregon qartazi se si, sipas asaj shprehjes së famshme të Ulsi Manjes, vendimet mereshin “ma nalt”.

Ndaj dhe SPAK duhet të shkoje “ma nalt” se drejtorët e Bashkisë Tiranë, duhet të shkoje tek koka e kësaj afere që është Erion Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco