Rakipi debat me Klosin: Ç'është ky kryeministër që thotë më hëngrën dardhat prapa shpine?!

Rakipi debat me Klosin: Ç'është ky kryeministër që thotë më hëngrën dardhat prapa shpine?!

23:04, 11/12/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka debatuar me Ylli Rakipin, lidhur me faktin që disa eksponentë të kësaj partie po shkojnë prapa hekurave. 

Kjo ka qënë tema në emisionin 'Të Paekspozuarit', ku Rakipi ka theksuar se njerëzit e kupolës po shpëtohen, ndërkohë që kryeministri thotë se nuk di asgjë për korrupsionin që ka ndodhur dhe "i kanë ngrënë dardha prapa shpine". 

Debati: 

Klosi: Ai është kongresi ynë i brendshëm. Një kongres që ishte një ekspoze e atyre që kemi bërë. Të gjithë folësit e kishin fjalën e tyre të strukturuar, do të flisnin për çfarë ka ndodhur dhe çfarë do ti ofrojmë Shqipërisë deri në 2030. Nëse shqiptarët ndihen mirë me atë që është bërë, e tregon vota. Nuk votohet nëpër studio televizive. Shumica e gjërave që kemi bërë janë pozitive për njerëzit dhe e treguan zgjedhjet. PS ka prodhuar dhjetëra, mbase mbi 100 ministra, ka prodhuar nja 180 kryetarë bashkie. Disa kanë ngjarje dhe po hetohen. Ky nuk është as një numër maksimal dhe as një numër shumë shumë i madh. Ajo që ndryshon dhe u tha në Kongres, është se askush nga këta nuk ka marrë mbrojtjen e PS dhe PS nuk është bërë barrikadë. Nuk jemi si Berisha, që mbronte ministrat, shante prokurorët.

Rakipi: Nëse Kryeministri i vendit del sot dhe thotë, nuk kam faj unë për atë që hanë “dardha” prapa krahëve të mi. Pastaj del nesër dhe thotë nuk kam faj unë për atë që hanë “limonë”, etj, etj. Atëherë kjo zotëri, ky kryeministër ç’punë bën? Pse duhet të jetë në këtë detyrë? Se ky qenka i paaftë. Nëse ky nuk e kupton, që pjesa dërrmuese e ministrave të tij, që janë prapa hekurave sot…

Klosi: Jo pra, sapo e thashë. Nga 100 ministra që ka prodhuar kjo mazhorancë, 3-4 prej tyre po gjykohen.

Rakipi: Po them edhe nivelet e tjera. Vetëm pardje ke 15 fletë-arreste vetëm për inceneratorin e Tiranës dhe talleni me popullin shqiptar në mënyrën më të tmerrshme në botë. Është si të kem unë një problem me emisionin dhe ju të kapni operatorin.

Klosi: Po nëse problemi është shkaktuar nga operatori, po.

Rakipi: Gjoja keni bërë drejtësi të re dhe vini dhe kapni punonjësit dhe drejtorët. Ore Erion Veliu nuk gjykohet në këtë histori?

Klosi: Po pse çfarë ka Erion Veliaj?

Rakipi: Janë prishur 100 e ca milione euro dhe kaq? Doni të na bëni për budallenj fare? Si ka mundësi?

Klosi: Ju prisni që ne të kemi debat në PS për kënaqësinë tuaj. Pse nuk ka Kongresi sherr?

Sejamini: Zoti Klosi thotë ne kemi harmoni, ju pse jeni xhelozë për harmoninë tonë….

Klosi: Ka probleme me procedurën, ato po gjykohen. Nuk ka probleme me praktikën. Do të gjykohet procedura.

Rakipi: Ju jeni më dele se Partia Demokratike. Shiko sa dele jeni ju… Jo ti, se ti vjen edhe në emision sepse nuk je hajdut.

Klosi: Ne jemi familje politike, secili mban përgjegjësi...

Rakipi: Familje që nuk lë gjë pa vjedhur. Ju i bini Arben Ahmetajt tani, e bëni copa-copa, se nuk e do kryeministri. Erion Veliun dhe këtë tjetrin Beqajn, i hiqni. Nuk është në aferë ministri por janë ata poshtë. Nuk është në aferë Erion, por janë drejtorët, përfshirë edhe kushëririn e gruas së Erion Velisë. Na bëni tani copa budallenjsh dhe thoni na dëgjoni ne.

Blendi Klosi: Mbase në Kongres në tetë orë, dy orë u fol për këtë. Ne nuk jemi drejtësia. Ja kemi dalë të realizojmë këtë fakt. PS e ngriti, PS e votoi, PS dha kontributin e saj, për të krijuar nëj institucion që është drejtësia. Nuk gjykojmë dot as pozitivisht as negativisht, ato që drejtësia deklaron. Në rastet që përmendët, janë vendime të gjyqësorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco