Beleri flet me tel nga burgu, akuzon Ramën për arrestimin

Beleri flet me tel nga burgu, akuzon Ramën për arrestimin

22:06, 11/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka folur nga burgu për emisionin “Now me Erla Mwhillin” në Euronews Albania, pas rrëzimit të kërkesës së tij nga GJKKO për t’u betuar si kryebashkiak.

Gjatë fjalës së tij Beleri tha se po qëndron në burg me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe u shpreh i bindur në pafajësinë e tij.

 Ai shtoi se gjykata është bërë palë me ata që sipas tij, duan të rrëmbejnë Bashkinë e Himarës.

“Edhe kjo që nuk jepet leje të flasin në paraburgim, nuk është gjë normale sepse të gjithë të tjerët flasin për mua, përveç meje. GJKKO mori sot një vendim që kishte dhënë Rama 4 muaj më parë. Në gusht në Ekathimerini Rama tha se ka një vendim gjyqësor që e ndalon Belerin të Betohet. Sot gjykata noterizoi vendimin.

Ka dalë mbi 5 herë në media dhe forume të PS ku ka thënë se nuk mund të betohet sepse nuk e lë ligji. Nga paraburgimi këtu ka dalë një deputet dhe ka marrë mandatin. Këtu nuk ka barazi ligjore. Gjykata është futur në aleancën e atyre që duan të marrin Himarën me forcë. Në asnjë vend të Europës dhe botës një humbës nuk mund të ushtrojë detyrën e tij.

Për mua kryesore do të ishte pafajësia dhe jam i bindur në pafajësi. Por këtu ka një regji që merret me këto. Pra me çfarë tagri Bashkia e Himarës po drejtohet sot nga dikush që ka humbur. Në të vërtetë Rama e drejton Bashkinë e Himarës”, tha Beleri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco