Abilekaj: Ja kush është sekreti pse Rama nuk e lejon Belerin të bëhet kryetar bashkie

Abilekaj: Ja kush është sekreti pse Rama nuk e lejon Belerin të bëhet kryetar bashkie

21:43, 11/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama vazhdimisht ka ndikuar në vendimin e gjykatës lidhur me çështjet Beleri.

Sipas tij, Ramës nuk i intereson që të lejojë Fredi Belerin të betohet si kryetar bashkie në Himarë dhe ky i fundit të mandatojë nënkryetarin sepse nuk është i interesuar që atje të trajtohen pronat sipas ligjit.

“Imagjinoni sikur të betohej Beleri si kryetar bashkie dhe të mandatonte nënkryetarin, do ishte një gjë më efiçente për shtetin se sa në këtë situatë.

Pse Rama nuk do ta lejojë betimin e Belerit si kryebashkiak? P

se vazhdon të bëjë presion që ky nuk del dot të betohet?

Sepse nuk është i interesuar që atje të trajtohet prona siç duhet të trajtohet, nuk është interesuar të hapet kadastra e Himarës se është si kutia e Pandorës, dhe do të shihet çfarë masakre është bërë në atë vend me pronat”, tha Abilekaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco