Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Shqetësimi për ndërhyrje në TIMS, Klosi: Ku është dokumenti që e vërteton?/Bardhi: Po ta kishim, s’do ishte nevoja të hetonim

Shqetësimi për ndërhyrje në TIMS, Klosi: Ku është dokumenti që e vërteton?/Bardhi: Po ta kishim, s’do ishte nevoja të hetonim

22:27, 07/12/2023
A+ Aa A-

Në lidhjen direkte me “Opinion” në Tv Klan, Sekretari i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se grupi i Partisë Demokratike është i copëtuar dhe nuk ka një grup parlamentar për të cilin mazhoranca mund të pranojë ngritjen e komisioneve hetimore.

I pyetur nga Ylli Rakipllari pse mazhoranca nuk diskuton me opozitën, Klosi shpjegoi rënien e 8 komisioneve, 5 prej të cilëve me vendim parlamentar ndërsa 3 të tjera nuk u morën parasysh.

Një ndër shembujt konkretë që u përmend nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte rasti i shqetësimit të ambasadës së SHBA-së për ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS.
Për këtë Klosi u shpreh se nuk ka një dokument që e vërteton.

Biseda:

Ylli Rakipllari: A jeni të gatshëm të rinegocioni?

Blendi Klosi: Te pyetja e parë thatë ka një komision hetimor për…

Gazment Bardhi: TIMS-in. Pse nuk e ngrini ju për shembull? A është çështje konkrete kjo?

Blendi Klosi: Po dakord, është çështje konkrete por ku është çështja konkrete? 

Gazment Bardhi: Ka një shqetësim dhe një denoncim.

Blendi Klosi: Ju keni dalë, ti dhe disa kolegë…

Gazment Bardhi: Nuk kemi dalë ne mo, ka dalë ambasada e SHBA se the thashetheme. Ka dalë ambasada e SHBA-ve për të na thënë është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS.

Blendi Fevziu: TIMS-i është?

Blendi Klosi: Kush është dokumenti që e vërteton që këtu ka një problem?

Gazment Bardhi: Po të kemi dokumentin s’kemi nevojë të hetojmë. Komisionet hetimore prandaj ngrihen, që të marrësh dokumentin.

Blendi Klosi: Prandaj pra ky është gabimi.

Blendi Fevziu: Nga të gjitha komisionet hetimore që mbaj mend unë, nga shkrime gazetash janë ngritur. E ka ngritur amabasada e SHBA-së, ka thënë shumë e shqetësuar.

Blendi Klosi: Për çfarë, konkretisht?

Blendi Fevziu: Ka futur duart në TIMS.

Blendi Klosi: Kush? Ta them edhe këtë tjetrën, kemi thënë për komisionin për investitorët strategjikë. Hajde e marrim dhe kush ka marrë investitorë strategjikë t’i bëjmë copë.

Gazment Bardhi: Të dhimbset Pëllumb Gjoka ty?

Blendi Klosi: Heto rastin këtë thotë kushtetuta dhe ligji. Merr një rast për të shqyrtuar, një çështje të veçantë. Hajde e marrim tani të gjithë investitorët strategjikë dhe po doli gjë mirë, po s’doli t’i bëjmë copë të gjithë investitorët strategjikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco