VIDEO/ Erl Murati: Ligji i ri i PS-së për Komisionet Hetimore është antikushtetues. Aksioni i opozitës është pozitiv

18:35, 07/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për nismat e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Gjatë diskutimit në SYRI TV, Murati e quajti antikushtetues propozimin për ndryshimin e ligjit të ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare.

Sipas Muratit, ngritja e Komisioneve Hetimore Parlamentare është i sanksionuar në Kushtetutë dhe nuk mund të ndryshohet me ligj.

‘Aksioni i opozitës është pozitiv dhe dukshëm ka ngjitur edhe në opinionin publik, sepse në fund të fundit ajo që kërkon opozita është transparencë, pavarësisht nëse rezulton ashtu apo jo.

Edhe fakti që këta kanë marrë këtë nisëm, për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore, unë dyshoj se ky ligj është antikushtetues. Dyshoj se ky ligj do të miratohet.

Këtë mazhoranca e ka bërë vetëm për të fituar kohë, sepse nuk mund bëhet një ligj që i bie ndesh Kushtetutës.

Në momentin që kemi Kushtetutën që thotë se komisionet duhen ngritur me kërkesën e minorancës së deputetëve, nuk mundet që me ligj kjo gjë të kufizohet.

Sido që ta qepin ligjin, ka një parim kushtetues dhe parimi është lejimi i hetimit. Ata mund ta bëjnë këtë gjë vetëm nëse ndryshojnë kushtetutën.

Pra nëse vendosin për ti shkuar deri në fund çmendurisë për të ndaluar çdo komision parlamentar, mund të përdorin edhe një pjesë të opozitës për ta bërë këtë’, tha gazetari Erl Murati, në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco