KAFE SHQETO/ Vjedhjet galopante të Ramës, Hoti: Qeveria ka frikë të ketë kontroll

10:28, 07/12/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFRE SHQETO në Syri tv ishte deputetja e Partisë Demokratikë Elda Hoti. Ajo ka komentuar situatën politike në vend dhe në mënyrë të veçantë protestën e opozitës si dhe përjashtimin e saj nga punimet e seancave plenare.

“Në fakt kjo është një betejë, është një betejë në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave të deputetëve të opozitës. Kushtetuta është ligji më i lartë në RSH dhe kushtetuta nuk interpretohet ajo zbatohet. E shpreh qartë neni 77 pika 2 ku thotë që ngritja e komisioneve hetimorë është një e drejtë kushtetuese që u takon deputetëve të opozitës dhe mohimi i këtyre të drejtave kushtetuese dhe vendimeve arbitrare që po ndërmerr çdo ditë e më shumë kjo mazhorancë na kanë dërguar ne në këtë betejë pa kthim për të mos lejuar këtë mazhorancë për të dhunuar çdo ditë e më shumë kushtetutën e Shqipërisë, për të dhunuar të drejtat e deputetëve dhe të opozitës të cilët janë sigurisht në të drejtën e tyre për të ushtruar kontroll parlamentar ndaj kësaj qeverie e cila nuk ndalon në vjedhjet galopante çdo ditë e më shumë dhe ka frikë të ketë kontroll parlamentar mbi të.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco