Salianji sulmon deputetët e Bashës që u përdorën nga Rama: Palaçot kanë arsye financiare ose përfitimi

Salianji sulmon deputetët e Bashës që u përdorën nga Rama: Palaçot kanë arsye financiare ose përfitimi

10:21, 07/12/2023
A+ Aa A-

"Edhe njëherë e përsëris: Ne kërkojmë komisione hetimore! A kanë të drejtë qytetarët shqiptarë të kërkojnë komision hetimor për të dhënat personale dhe për sistemin TIMS?! A kanë të drejtë qytetarët shqiptarë të kontrollojnë paratë e tyre, miliarda, jo miliona euro?!...  A janë të interesuar qytetarët shqiptarë që t'i kontrollojmë këto ne?!”

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka dhënë një deklaratë per mediat në dalje të Kuvendit, ku mazhoranca votoi mes protestës së opozitës, Buxhetin e vitit 2024. Salianji dënoi edhe sjelljen e një grupimi deputetësh, mbështetës të Lulzim Bashës, që pranoi të luajë rolin e opozitës dhe u bë “palaço”.

Salianji tha:

Edhe njëherë tjetër e parë se si mazhoranca, Partia Socialiste, Edi Rama, në mënyrë të përsëritur i ka vendosur flakën, parlamentit të Shqipërisë, e ka djegur Kushtetutën e Shqipërisë.

Po funksionojnë praktikisht në kushtet e një junte, ku forca fizike e gardistëve, forca fizike e drejtuesve të Policisë, forca fizike e krimit në zgjedhje, bëjnë të mundur mbajtjen në këmbë të kësaj ngrehine që duket qartësisht se nuk po bashkëjeton në mënyrë demokratike, mbi bazën e Kushtetutës dhe  të ligjit.  

E patë sot sesi në mënyrë tinëzare dhe me vrap, PS votoi buxhetin i cili për herë të parë godet shtresën e mesme, godet shtresën më të rëndësishme për qytetarët në një demokraci, ata që janë mbajtësit në këmbë të demokracisë. Për herë të parë do të taksohen deri në 23%, profesionet e lira, ju gazetarët, mjekët, stomatologët, konsulentët. Të gjithë njerëzit që në këtë vend jetën e tyre e kanë ndërtuar mbi bazën e investimit në arsim.

(Një gazetar e pyet nga pas për skenat nga Kuvendi...)

Salinjia ia kthen: "Budalliqe si këto se nuk e dëgjoj se nga më vijnë nga mbrapa, nëse e ka thënë dikush nga deputetët e Partisë Socialiste, ne i kemi thënë gjithë kohës...

E patë edhe sot që kishte amendime nga deputetë të Partisë Demokratike dhe u hodhën poshtë. Kush do që ne të bëhemi palaçot e Edi Ramës, ne nuk bëhemi dot! Kush do që të bëhet palaço për shkak të ndonjë arsyeje tjetër, që mund të jenë arsye financiare apo të ndonjë përfitimi të drejtpdrejtë, është i denjë dhe në të drejtën e vet për ta bërë.

Unë po ju them që ju e patë, për të gjithë ata që hedhin broçkulla të titipit “por po të ishit ju, çfarë do të ndodhte”, ja ku kishte amendime  dhe i hodhën për dy sekonda, sepse nuk pyesin për Kushtetutë, nuk jemi në kushtet kur ka kontroll dhe balancë."

Dhe deputeti vazhdoi atje ku u ndërpre më herët: "E keni parë se të gjithë partnerët ndërkombëtarë kërkojnë që Shqipëria dh e parlamenti të jetë në një rol balancues dhe kontrollues, mbikqyrës për Kryeministrin?!

Ne nuk po bëjmë betejë për asnjë njeri, ne nuk po bëjmë betejë përveçse për mijëra qytetarët që kanë miratuar këtë Kushtetutë që nis me fjalët “Ne populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë dhe me përgjegjësi për të ardhmen”.

Ne po bëjmë pikërisht këtë, nukpo lëmë që vendi të shkojë në një regjim të plotë, pasi jemi instaluar thuajse 80%. Vetëm ky institucion ka mbetur i pahapur. Është kapur opozita në të kaluarën, janë kapur të gjitha institucionet kushtetuese, janë kapur të gjitha institucionet, ka mbetur vetëm një njeri. Vullneti i një njeriu. Ne do t’i tregojmë qytetarëve shqiptarë dhe do të bëjmë gjithçka që ta marrim rolin tonë që na jep Kushtetuta.

Edhe njëherë e përsëris: Ne kërkojmë komisione hetimore!a kanë të drejtë qytetarët shqiptarë të kërkojnë komision hetimor për të dhënat personale dhe për sistemin TIMS?!

A kanë të drejtë qytetarët shqiptarë të kontrollojnë paratë e tyre, miliarda, jo miliona euro, që kalojnë në Shëndetësi, ndërkohë që edhe me këtë buxhet apo me buxhetet e kaluara, i keni parë... Arsimi, p.sh, ishte i fundit. E patë raportin dje të PISA-s?!

E keni parë sesi është Shëndetësia dhe të gjitha koncesionet e rëndësishme që do të paguhen tani janë aty?! I keni parë sesi rrugët më korruptive, Rruga e Arbrit p.sh, ka marrë mbi 300 milionë euro duke nisur me 70 milionë euro në fillim, që vazhdon dhe do të jetë e para në koncesionet që paguhen?!

A janë të interesuar qytetarët shqiptarë që të kontrollojmë këto, ne?!” ngriti pyetjen, Salianji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco