VIDEO/ Filmimet e papara të Luan Baçit mes gardistëve: Do ta votoni Buxhetin?! Të dal deri te dera?

10:01, 07/12/2023
A+ Aa A-

Gardistët kanë mbushur sot sallën e Kuvendit të Shqipërisë në vend të deputtëve të Partisë Socialiste, sikurse shihet në pamjet e publikuara me celular nga deputeti i PD, Luan Baçi.

Baçi, në një video që ka bërë me celular, ka demaskuar të gjithë situatën që ka krijuar Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Kryeministri Edi Rama.

Baçi iu drejtohet gardistëve: “Sot kemi miratimin e Buxhetit. Do votoni?!”

Pastaj i pyet: “A të dal deri tek dera, pa kontroll?”

“Ja deputetët e PD si po presin aty, i pret kontrolli.”

Ndërkohë deputetin Baçi e thërrasin që të mos dalë më tej, ndryshe do të kontrollohet prapë!

Ndiqni videon, pasi skena është e vështirë të përshkruhet.  “Reportazhi” që ka bërë deputeti Luan Baçi nga brenda parlamentit qendron shumë lart në të gjitha aspektet.

“55 gardistë për 43 deputetë!”- numëron ai.

Ndiqni pamjet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco