VIDEO/ Po ushtria ku është?! - Brenda protestës së deputetëve në Kuvend, Garda mbyll dyert me çelës

VIDEO/ Po ushtria ku është?! - Brenda protestës së deputetëve në Kuvend, Garda mbyll dyert me çelës

09:34, 07/12/2023
A+ Aa A-

Deputetët e opozitës po protestojnë sot përsëri në sallën e Kuvendit, duke ngritur pirg karriget e deputetëve të mazhorancës, që janë përgatitur që të miratojnë me votat e tyre, Buxhetin e Shqipërisë për vitin 2023.

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka filmuar nga afër me celular, gardistët e rreshtuar sup më sup që mbrojnë foltoren dhe nuk i  lejojnë të afrohen tek vendet e Kryeministrit dhe të ministrave.

Në një moment, Zhupa konstaton se Garda ka mbyllur me çelës dyert e sallës. 

I gjithë tensioni që është krijuar ka në thelb refuzimin nga PS të çdo lloj komisioni hetimor që kërkon të ngrejë opozita, sipas të drejtës së garantuar me ligj.

"Shoqja Linditaaa! Shoqja Linditaaa!" (Në sfond dëgjohen thirrje ironike të deputetëve, drejtuar kryeparlamentares.

"Sillni dhe ushtrinë! Po ushtria ku është?!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco