Komisioneri Varhelyi pret Vokshin: Roli i opozitës në parlament, vendimtar në anëtarësimin europian

Komisioneri Varhelyi pret Vokshin: Roli i opozitës në parlament, vendimtar në anëtarësimin europian

16:26, 06/12/2023
A+ Aa A-

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka pritur sot deputeten e PD-së, Albana Vokshi, në Bruksel, ku kanë diskutuar mbi raportin e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, si dhe Raportin e Zgjerimit.

Në postimin e tij në X, komisioneri Varhelyi ka theksuar se roli konsultativ i parlamentit në procesin e anëtarësimit është vendimtar dhe angazhimi konstruktiv i opozitës është kyç.

Postimi i plotë:  

Me deputeten Albana Vokshi, diskutuam raportin e OSBE/ODIHR 2023 për zgjedhjet lokale dhe Raportin e Zgjerimit 2023.

Roli konsultativ i Parlamentit në procesin e negociatave të anëtarësimit është vendimtar dhe angazhimi konstruktiv i opozitës është kyç.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco