Administrata në Athinë me autobusë/ Rama – Fevziut: Nuk i pashë, erdha me avion me ty

Administrata në Athinë me autobusë/ Rama – Fevziut: Nuk i pashë, erdha me avion me ty

23:05, 13/05/2024
A+ Aa A-

Edi Rama është përojekur të bëjë tëpaditur për vajtjen e administratës publike me autobusë drejt Athinës për të qenë në sallë si 'emigrantë'. Rama nuk e kamohuar diçka të tillë, por ka thënë se nuk kanë qenë në mbirkqyrjen tonë. Pra, sipas tij njerëzit kanë ardhur vetë nga shqipëria, gjë të cilën, siç kana raportuar mediat, e gjithë administrata publike ka shkuar me urdhër në Athinë, dhe në krye të çdo qyteti kanë qenë depuetët, kryebashkiakët dhe drejtorët e adminstratës publike.

Kreu i Rilindjes theksoi se, ajo që ndodhi në Athinë ishte jashtë parashikimeve  dhe se për shkak të pjesëmrrjes massive që pati mund të ishte zhvilluar takimi në një stadium me trefishin e kapaciteteve. 

Duke qenë se Rama e ka regjistruar dje, ka menduar se oborrtarët e tij do ta fshehin prezencën e tyre dhe punonjësve të bashkive e administratës publike, madje, Rama në momentin që ka dhënë intervistën nuk e ka ditur se në sallë kanë qenë edhe gazetarët e 'Piranjave' të cilët kanë zbuluar se edhe gjithë teatri i Bylisit kishte shkuar në Athinë me detyrim.

Lexo edhe: I detyruar të jetë prezent në stadium, drejtori i teatrit 'Bylis' në Fier shpreh hapur pakënaqësitë e tij

“Ju ishit vetë në avion, ishin 110 veta. Jemi angazhuar. Nuk ka patur, asnjë lloj autobusi në kuptimin e mbikqyrjes tonë, këtu kanë ardhur shumë njerëz , gjëja doli jashtë parashikimit, mund të kishim marrë një stadiumn me trefishin e kapaciteteve. Kjo e mediave greke është si ajo e mediave shqiptare”, tha Rama në emisionin Opinion.

Por përveç deshifrimit që i bënë kryebashkiakët në rrjetet sociale duke postuar foto e video, vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS ka falenderuar deputetët e ministrat për angazhimin dhe u ka kërkuar edhe më shumë impenjim për takimin që do të zhvillohet në Itali.

Lexo edhe: Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim’/ Çuçi zbulon si po përdor Rama turin partiak me diasporën me shpenzimet e buxhetit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco