SYRI TV/ Bashkia e Vlorës e lë në baltë periferinë, lagjja 'Kushtrimi' e degraduar

12:09, 05/12/2023
A+ Aa A-

Balta dhe uji në dimër, pluhuri në verë, mungesa e ndriçimit dhe trotuareve, janë një përmbledhje e gjithë mungesës së investimeve në infrastrukturë në zonat periferike të qytetit të Vlorës. E tillë është situata në lagjen “Kushtrimi”, ku infrastruktura publike është krejtësisht e degraduar, ndërsa sipas banorëve pushtetarët lokal shfaqen në zonë vetëm për zgjedhje.

Nga SYRI TV

Teksa banorët e Vlorës, u duhet të paguajnë taksat dhe tarifat vendore rregullisht, madje herë pas here edhe me rritje, në zonat periferike qytetarët duhet të përballen me këtë situatë…

Balta dhe uji në dimër, pluhuri në verë, mungesa e ndriçimit dhe trotuareve, janë një përmbledhje e gjithë mungesës së investimeve në infrastrukturë në zonat periferike të qytetit të Vlorës.

E tillë është situata në lagjen “Kushtrimi”, ku infrastruktura publike është krejtësisht e degraduar.

Qytetarët tregojnë se ankohen tek pushteti vetëm kur ka zgjedhje. Ata thonë se pushtetarët vijnë në bllokun e banimit vetëm përgjatë kohës së fushatave elektorale, ku japin premtime dhe më pas harrohen për mos ti përmbushur ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco