Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës

10:58, 05/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas lajmit se aktori i njohur, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë.

“Të dashur miq, Mirush Kabashi, Mbreti i skenës  dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë.

Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interpretimet në filma dhe teatër të mbi 100  personazheve të veprave dhe kryeveprave të autorëve shqiptarë e botërorë do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar.

I paarritshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona.

Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

Duke shprehur mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit që shpirti e tij të gjejë paqen e merituar. Amin!” shkruan Berisha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco