Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

VIDEO/ Kryebashkiaku socialist i Kuçovës Kreshnik Hajdari rikthehet në SPAK

10:01, 04/12/2023
A+ Aa A-

 

Kryebashkiaku socialist i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaccme Anti-Korrupsion.

Kryebashkiaku i PS mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 09:45 të mëngjesit të sotëm  i shoqëruar nga avokati i tij, Theodhori Sollaku.

Deri tani nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa kujtojmë që Lefter Maliqi, ish kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës ka dorëzuar më herët në SPAK kallëzim për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 Ai ka paditur Hajdarin dhe biznesmenin Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

Edhe pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë, ku u rinumëruan 18 kuti, Maliqi hodhi akuza për krime zgjedhore.

Ndërkohë kujtojmë se më 14 nëntor, KQZ vendosi që Kreshnik Hajdarit mos t’i hiqet mandati, pasi dënimi i tij për kalim të parregullt të kufirit nuk përbënte vepër penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco