Berisha: Rama po bllokon negociatat vetëm pse Beleri nuk lejon që Mafia e pushtetit të pushtojë brigjet!

Berisha: Rama po bllokon negociatat vetëm pse Beleri nuk lejon që Mafia e pushtetit të pushtojë brigjet!

12:40, 01/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, iu përgjigj gazetarëve sot gjatë konferencës së shtypit për çështjet më të debatueshmë të këtyre javëve, hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të ndryshëm për konçensionet, ndaj investitorëve strategjikë, përplasjen me Greqinë për kryebashkiakun e arrestuar të Himarës, revoltën e opozitës në parlament etj.

Për koncensionin e Sterilizimit ku po hetohen bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës, Berisha tha: "Kurrë një ministër nuk mund të nxirrte Kryeministrin e vendit me një gërshërë të thyer dhe me një pincë me një krah për të mashtruar publikisht shqiptarët se ja si operoheshin ju, para se muratori im të merrte sterilizimin e veglave të kirurgjisë. Në këtë rast, Beqaj është thjesht një Lefter Kokë, kurse koka e Meduzës e vjedhjes dhe e krimit është Edi Rama.

Edi Rama nuk pranon dot komisionin hetimor parlamentar për Check-upin që e ka bashkëshortja e kushëririt, që regjistron në seri shpirtra të vdekur si në defteret e Çiçikovit për të vjedhur dhe mbushur xhepat me miliona euro.

Edi Rama nuk mund të pranojë hetimin e plaçkitjes së pronave të qytetarëve shqiptarë me të ashtuquajturat investitorë strategjikë sepse është vetë një nga makutërit, një nga plaçkitësit më të mëdhenj të këtyre pronave.

Po bllokon negociatat, siç i ka bllokuar për 10 vite me radhë, i bllokon edhe tani vetëm e vetëm pse Beleri është një lloj Bollanoje që nuk lejon që mafia e Edi Ramës dhe pushtetit të pushtojë brigjet dhe tokat e banorëve të bregut. Nuk lejon. Këtu është gjithë problemi, ndaj dhe ai nuk pranon hetimin.

Qytetarë, do thoni ju fjalën tuaj. Sot revolta po vlon në shpirtin e çdo shqiptari. Sot revolta po zien në shpirtin e çdo shqiptari. Sot më shumë se kurrë, imagjinata e shqiptarëve punon për mosbindjen civile. Parlamenti është bër shembulli më i gjallë, më frymëzues, më magjepsës i të gjithë atyre që janë të vendosur të angazhohen në një betejë pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi banditesk. Edhe njëherë, seanca e gjyqit shtyhet për ditën e hënë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco