Nis në SYRI TV, emisioni investigativ PLUG: 'Si u bë Karlo Bolino, komshi i fisit Begeja?'

Nis në SYRI TV, emisioni investigativ PLUG: 'Si u bë Karlo Bolino, komshi i fisit Begeja?'

14:09, 30/11/2023
A+ Aa A-

Nisi transmetimin, emisioni investigativ “Plug” në SYRI TV. Në pjesën e parë të emisioni, u trajtuan abuzimet ligjore të qeverisë Rama, në lidhje me dhënien me qira të një prone prej 4-mijë metrash katrorë biznesmenit dhe gazetarit Karlo Bolino. Në emision u sollën fakte se si qeveria ndërhyri dhe ndryshoi ligjet, të cilat hapën rrugën që ish-Reparti i Orëve i Uzinës Mekanike në Tiranë t`i jepej Karlo Bolinos.

Nga SYRI TV

Mbrëmjen e së mërkurës nisi në Syri Televizion emisioni investigativ “Plug”, i cili në pjesën e tij të parë trajtoi abuzimet ligjore që ka kryer qeveria e Kryeministrit Edi Rama, për t`i dhënë mbi 4-mijë metra katror truall dhe ndërtesa, gazetarit Karlo Bolino, për çmimin qesharak vetëm 1 euro. 

Emisioni solli rastin e ndryshimit të një vendimi qeverie në vitin 2015, që i hapte rrugë Karlo Bolinos të përfitonte nga pronat publike. 

Pas këtij vendimi, krijohet kompania “MTSC” në emër të një punonjëseje të Karlo Bolinos, e cila ia shet më pas kompaninë gazetarit italian për 35 milionë lekë. 

Pas këtyre zhvillimeve, në vitin 2019, qeveria nxjerr ish-Repartin e Orëve të Uzinës Mekanike për dhënien me qira me vlerë 6 mijë euro në muaj. 

Por, pas zhvillimit të procedurës së prokurimit, çuditërisht prona prej më shumë se 4-mijë metrash katrorë i jepet biznesmenit Karlo Bolino për vetëm 1 euro për 20 vjet. 

Këtu është shkelja e parë e kryer nga qeveria. 

Tre muaj pas lidhjes së kontratës së qerasë, qeveria i jep leje ndërtimi për godinën e re Karlo Bolinos, ndërkohë që kontrata e qerasë parashikonte vetëm rikonstruksion të godinave. 

Por pak kohë pas kësaj shkelje, qeveria ndryshon përsëri kontratën e qerasë, në shkurt të vitit 2020, ku i jep gazetarit Karlo Bolino edhe pjesën tjetër të godinave të ish-Repartit të Orëve në Uzinën Mekanike. 

Pas gjithë këtyre shkeljeve, dhe kur qeveria kishte dhënë lejen e ndërtimit për godinën e re në muajin shkurt të vitit 2020, bëhen përsëri ndryshime në kontratë, ku kompanisë MTSC i jepen edhe sipërfaqe shtesë, konkretisht kati i dytë i godinës si dhe dy godinat njëkatëshe. 

Kulmi duket se arrihet në muajin maj, kur qeveria në kulmin e pandemisë vendos të shembë të tre godinat për t’i hapur rrugë ndërtimit të godinës së re, ndërsa kontrata parashikonte vetëm rikonstruksion të tyre.

LEXO ME SHUME/ Pronat e Karlo Bolinos - Investigimi i plotë i emisionit PLUG në SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sotiraq Lici01/12/2023 07:11

Pershendetje jam nje ndjekes i rregullt i Syri.tv dhe per mua jeni e vetmia media e pavarur nga Bolsheviku i Kristaq Rames .Dhe une kam nje problem me pronen time qe e disponoje me dokumentacion te rregullt po kam 20 vite qe nuk e gezoje dote per shkak te rregjimit Bolshevik te Edi Rames dhe jam i harruar nga institucionet e shtetit. Perpara prones time qe kam dalje ne rruge nacionale Vlore -Fier (perkrahe gjimnazit Halim Xhelo) i njejti tortuar me eshte zaptuar me dokumentacion fallco nga nje tjeter Bolshevik Shefit Bejo i cili ushtron aktivitet lavazho perpara prones sime i pa shqetesuar dhe me prepotence . Keto i provoje me fakte ne flagrance me foto dhe me dokumentacionin perkates . Ku jane informuar zyra e presidentit ,drejtori i pergjithshem i policise ,spak dhe deri tani asnje pergjigje .Kush fshihet mbrapa privatizimit ish parkut te mallrave Vlore pjesa nr1 .Ku jane vrare 2persona Hysen Zeqo dhe Roland Resulaj me arem zjarri per kete prone .Me ndihmoni ta beje publike. Imail sotiraq1980lici@gnail.com Tel 0046762035463 Me vendbanim Suedi Meitens väg15 LGH 1103 Gustavsberg 134 35 Me respekt Sotiraq Lici

Shto koment

Denonco