Berisha: Vendimi i një gjykatëseje të shkarkuar për t'i marrë pushtetin parlamentit e për t’ia dhënë Ramës, përbën puç!

Berisha: Vendimi i një gjykatëseje të shkarkuar për t'i marrë pushtetin parlamentit e për t’ia dhënë Ramës, përbën puç!

12:45, 30/11/2023
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp sot e liderit të opozitës, Sali Berisha, lidhur me çështjen e Klubit Sportiv Partizani dhe procesin politik të nisur ndaj tij nga SPAK.

Berisha: Kjo është një thirrje e Sali Berishës për të bërë çdo gjë për të përmbysur bandodiktaturën, narkodiktaturën, e cila ka kaluar në format më ekstreme të uzurpimit të sovranitetit të brendshëm kombëtar.

Ka realizuar një grusht shteti të mirëfilltë brenda shtetit dhe këtë grusht shteti nuk e ka bërë për të marrë pushtetin e presidencës, sepse atë e ka në xhep; nuk e ka bërë për të marrë pushtetin e gjyqësorit se ata i ka në kontroll të plotë, këtë gusht shteti e ka bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentit.

Sovraniteti i një vendi, i brendshmi, në të gjithë fjalorët politikë të botës, përcaktohet si fuqia e popullit apo e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre.
Bllokimi që Edi Rama u bën komisioneve hetimore parlamentare është bllokimi i fuqisë së qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre. Ky është përqendrim i të gjitha pushteteve në një dorë, asgjësim i sovranitetit të brendshëm, është mohim i të drejtave bazë kushtetuese të parlamentit dhe marrje e pushtetit të parlamentit.

Vendimi i larove të SKAP-it dhe gjykatëses së Edi Ramës tregon një marrje të pushtetit të parlamentit. Nuk është imuniteti atribut personal i deputetëve, imuniteti është atribut që Kushtetuta i jep parlamentit, në mënyrë që në padrejtësi apo në përpjekje për të marrë pushtet, askush të mos cenojë dot funksionimin e tij.

Dhe unë këtë e them edhe njëherë, në rastin konkret, vendimi i një gjykatëseje të shkarkuar nga Sali Berisha, por nuk ka rëndësi edhe po të mos jetë shkarkuar, për të marrë pushtetin e parlamentit dhe për t’ia dhënë atë Edi Ramës, përbën një puç të vërtetë dhe krim kushtetues.

Ata të cilët, unë e them prapë, nuk ka diskutim që ruaj respektin më të madh për zyrtarët bëjnë detyrën dhe që zbatojnë ligjin, por ata që bëhen avoketër të këtyre akteve antikushtetuese si lakenj të Edi Ramës, ata në mënyrë absolute do të trajtohen si ekstremistë të tij dhe pa asnjë lloj ndryshimi.

Pra, jemi në këto kushte. Është bërë një grusht shteti brenda shtetit. Parlamentit i është hequr mundësia e kontrollit parlamentar, atëherë opozita do të qëndrojë absolutisht me të gjitha mjetet dhe të mos ketë kush iluzion për këtë.

Sigurisht nuk do ndodhë nesër, por ajo do ndodhë dhe ju garantoj se lëvizja kësaj radhe do jetë nga ato që nuk i ka parë ndonjëherë vendi. Gjithnjë në kuadrin e mosbindjes civile. Përmbysja e diktaturës prevalon mbi gjithçka tjetër. Grushti i shtetit duhet të anulohet me të gjitha mjetet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco