Kepi: Qasja hilacake e qeverisë shqiptare ndaj diasporës

Kepi: Qasja hilacake e qeverisë shqiptare ndaj diasporës

11:00, 29/11/2023
A+ Aa A-

Duket se Kryeministri i Shqipërisë apo qeveria shqiptare po kërkojnë një forcë tjetër mbështetëse për zgjedhjet e përgjithshme në  2025-ës pikërisht tek diaspora dhe nëse shenjat që ishin dhënë më herët, kulmuan me Paradën e Diasporës që u sponsorizua më 28 nëntor për t’u mbajtur në mes të Tiranës.

Gazetarja Alba Kepi, e cila punon dhe jeton në Itali, mendon se Rama e  ka nisur këtë kaherë dhe u bënë disa muaj apo thuajse një vit që ka një vëmendje të veçantë ndaj diasporës, por qasja, zgjedhja është hilacake.

“E bën përmes angazhimeve, përmes iniciativave, përmes udhëtimeve që bën shpesh në Itali, në komunat arbëreshe, në atë qasjen që kryeministri e shpreh se diaspora apo të rinjtë e suksesshëm apo personat e suksesshëm  po i mbështet dhe po i favorizon apo po u jep mundësi që të investojnë a të përfshihen në jetën ekonomike, politike, sociale shqiptare, - shprehet znj. Kepi, - por mendoj se është një zgjedhje shpesh hilacake që qeveria shqiptarë bën sa herë që shikon se ndoshta  aty do të ketë dhe jombështetjen si në zgjedhjet politike ashtu dhe në çdo iniciativë që merr. Dhe, e bën pikërisht duke angazhuar  dhe duke gjetur burime, duke gjetur edhe persona apo kanale kontaktesh e depërtimesh që të sjellë frymën e saj për të gjetur mbështetje.

E ka bërë në atë që unë shpesh e kam quajtur “loja e tri letrave”, - ironizoi gazetarja e njohur, -  si ai lojtari që ulet në rrugë me ato tri letrat dhe thotë “gjejeni ku është letra që ti mendon". Të njëjtën gjë bën edhe me diasporën."

Ndiqeni në vazhdim, gjykimin e znj. Kepi, e ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco