Krasniqi: Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend, ligjet e miratuara në kundërshtim me Kushtetutën

Krasniqi: Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend, ligjet e miratuara në kundërshtim me Kushtetutën

11:45, 29/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se kanë dështuar në Kuvend duke miratuar ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Krasniqi ka shpërndarë gjetjen e Komisionit Evropian për Kosovën për periudhën qershor 2022 – qershor 2033.

“Kuvendi i Kosovës ka dështuar shpeshherë të votojë projektligje, si dhe ka dështuar të ketë kuorum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qeveria aktuale vazhdon ta ketë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend”, thuhet në videon e shpërndarë nga kryetari i partisë më të madhe opozitare.

Krasniqi ka shtuar se kjo tregon paaftësinë e skajshme të pushtetit.

“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, ka shkruar ai në Facebook.

Brenda tetë muajve të këtij viti, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar tri ligje të Qeverisë, që u kontestuan nga opozita. Në shqyrtim të kushtetutshmërisë i ka edhe pesë të tjera.

Më 24 nëntor, Gjykata e shpalli antikushtetues në tërësi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Para tetë muajsh, Kushtetuesja e shpalli tërësisht të pavlefshëm Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe e rrëzoi pjesërisht edhe Ligjin për Zyrtarët Publikë, mbi 3 muaj më parë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco