KAFE SHQETO/ Ish dhjetoristi, Elezi: Në Shqipëri është bërë genocid, jemi në kohë krize dhe pa dinjitet

09:40, 28/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit në KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë këtë mëngjes, Ardian Elezi , ish i përndjekur politik, protagonist i ngjarjeve të Dhjetorit 1990, anëtar i kryesisë së grupimit “Dhjetori 1990”.

“Në shtëpinë e dajave te mi është ngritur flamuri kombëtar pa yllin partizan në atë kohë dhe të gjithë e dinë që ky flamur antikomunist ka ekzistuar në kullat e rezistencës antikomuniste.

Sikundër edhe ne që nisëm organizmin tonë që në dhjetor. Bilës u ndalova nga policia se theva foton e liderit komunist.

Shqipëria ka bërë shumë pak në raport me dënimin e krimeve të komunizmit dhe sikundër ne të kishim dënuar këto krime të kishim adresuar përgjegjësitë në lidhje me shkaktarët e këtyre nuk do të justifikohej askund rikthimi i këtyre simboleve nga ana e politikës.

Mendoj se në Shqipëri është bërë gjenocid.Ku bilanci i gjithë këtyre mizorive të regjimit komunist tashmë është i njohur publikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco