Ferhati: Përveç koncesionit të sterilizimit, Ilir Beqaj ka hesape të tjera për të larë

Ferhati: Përveç koncesionit të sterilizimit, Ilir Beqaj ka hesape të tjera për të larë

22:56, 27/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Eni Ferhati deklaroi  në MCN TV, se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dyshohet se gjatë negocimit të kontratës të sterilizimit ka ndryshuar të dhënat e kontratës duke rënduar pozitat e shtetit në këtë koncesion, duke i lënë shtetit detyrimet për ujin, energjinë, ambientet etj, duke nënkuptuar se Beqaj duhet të ishte në burg.

Por, sipas Ferhatit, përveç këtij koncesioni, Beqaj ka hesape të tjera me drejtësinë, sepse po hetohen koncesione të tjera.

“Kjo ishte një aministi e dytë për zotin Beqaj nga dosja e dytë. U bë një operacion në muajin gusht dhe emri i zotit Beqaj nuk figuronte askund, por u gjet fajtor vartësi i z. Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Që në këtë moment nisi krisja e parë dhe gjykata tha se ka të dhëna për ish-ministrin Beqaj, madje dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe zyrtarë të komisionit të prokurorimit, ku kishte shkuar edhe një ankesë nga një kompani tjetër që ofroi 25 milionë euro më pak.

Gjyqtari thotë se ndaj zotit Beqaj krahas akuzës së shpërdorimit të detyrës të shtohet edhe akuza e falsifikimit të dokumentave, vulave dhe stampave, që e ka për detyrë personi që e nxjerr. Në ktë rast z. Beqaj si titullar i autoritetit kontraktor, dyshohet se sipas arsyetimit që jep gjyqtari, gjatë negocimit të kontratës, pasi është shpallur fituesi, ka ndryshuar të dhënat e kontratës duke rënduar pozitat e shtetit në këtë koncesion, duke i lënë shtetit detyrimet për ujin, energjinë, ambientet etj. Pra gjykata ka thënë shqip se Beqaj duhet të ishte në burg.

Kjo është një patate e nxehtë. Në dijeninë time ka patur një deklarim nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, që nuk ka qenë dakord me përfundimet e dy prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi dhe ka përdorur rekomandimin detyrues që kjo dosje ka probleme. Ajo dosje ka qenë e harruar prej tre vitesh aty dhe ka qenë një dosje që nuk është hetuar si duhet për të shkuar te organizatori i koncesionit të sterilizimit.

Gjyqtari thotë se ishte paramenduar dhënia me koncesion te kjo kompani në këtë lloj mënyre sepse zoti Beqaj ka patur në tryezë një kërkesë të ish-drejtoreshës së QSUT-së në atë kohë, Ogerta Manastirliu që i thoshte se kemi në dispozicion një qendër me një investim 1.8 milionë euro, por Beqaj nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vazhduar me planin për ta dhënë me koncesion.

Gjykata thotë se Beqaj duhet të ndërhynte në dy momente: konstatimin e konfliktit të hapur të interesit nga vartësi i tij, zv.ministri Rrjepaj që kishte njohje me biznesmenin Rrapaj dhe fryrjen e kësaj pakete koncesioni. Ky nuk është koncesioni i vetëm që po hetohet. Z. Beqaj ka hesape të tjera për të larë. Po hetohet koncesioni i chek-up”-tha Ferhati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco