Lufta Hamas-Izrael/ Nesho: Ndërkombëtarët kërkojnë zgjidhje nëpërmjet njohjes së shtetit palestinez

17:28, 26/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, diplomati Agim Nesho ka folur për zhvillimet e luftës Hamas-Izrael, si dhe armëpushimin e përkohshëm në Gaza.

Nesho theksoi se komuniteti ndërkombëtar kërkon të gjejë një mënyrë për të negociuar dhe për ti dhënë fund këtij konflikti, i cili në fund të fundit kërkon që të zgjidhet nëpërmjet njohjes së shtetit palestinez.

Nesho: Komuniteti ndërkombëtar kërkon të gjejë një mënyrë për të negociuar dhe për ti dhënë fund këtij konflikti, i cili në fund të fundit kërkon që të zgjidhet nëpërmjet njohjes së shtetit palestinez. Kjo është diçka e pranuar dhe po insistohet edhe nga administrata Biden dhe duket se tashmë opinioni publik botëror është i bindur se të gjitha shtetet duhet të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për arsye se lufta nuk ka për të përfunduar kurrë në Lindjen e Mesme bile ka mundësi që ajo të shtrihet dhe të kalojë në një luftë më të gjerë botërore.

Kjo zgjidhje po kërkohet sot, ka marrë një rol më në rritje edhe BE. Të henën do të jetë një mbledhje e gjerë e ministrave të Jashtëm të BE-së nën inisiativën e Spanjës e cila kërkon që Izraeli të kontrollojë fuqinë e tij gjatë aktivitetit në Gaza.

ShBA kërkon një zgjidhje përfundimtare. Këtë javë që vjen kemi një vizitë të Sekretarit të Shtetit në Lindjen e Mesme duke treguar se ka një intensitet dhe ky intensitet nuk do të jetë pa një rezultat konkrete sepse edhe presioni i opinionit publik botëror brenda ShBA-së  dhe brenda Partisë Demokratike amerikane e cila ndodhet përpara zgjedhjeve të 2024 është shumë i madh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco