VIDEO/ Prençi: Në rrugën e Dibrës ka qindra makina e mijëra njerëz të bllokuar, shteti inekzistent

VIDEO/ Prençi: Në rrugën e Dibrës ka qindra makina e mijëra njerëz të bllokuar, shteti inekzistent

19:48, 25/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV për të komentuar situatën në të cilën ndodheT vendi pas reshjeve të shiut dhe borës në vend ishte ish drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prençi.

Prençi është shprehur se zona e Dibrës është më e rënduara dhe se rruga nacionale është bllokuar totalisht ku me qindra e mijëra makina kanë mbetur të bllokuara.

"Isha nisur për të kaluar një fundjavë në Dibër por në Qafën e Murrizit ishte një katrahurë që nuk kam fjalë të përshkruaj. Unë mendoja që një rrugë në ndërtim që është detyrim i kopanisë për të mirëmbajtur funksionalisht nuk ishte asnjë mjet për të pastruar borë.

Kam vënë re dy shërbime policie që njëra ishte në hyrje të tunelit dhe një shërbim policie tjetër që paralajmëronte mjetet të ngjiteshin lart. Kishte makina që kishin përfunduar në kanal dhe nuk po lëviznin dot.

Ajo rrugë nuk plotëson asnjë kriter dhe bora kishte shkuar deri në 30 centimetra. Kam vënë re mikrobusa plot njerëz dhe makina me qindra që ishin të bllokuar dhe nuk lëvizte asnjëra që nga hyrja e tunelit. Energjia elektrike nuk funksiononte dhe asnjë shërbim i shtetit nuk u kishte shkuar në ndihmë për ti liruar nga situata që ndodhen."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco