Çmimi i ujit, Hoxha: Situata është për të qarë, po rritet barra fiskale

11:37, 24/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Kafe Shqeto në SYRI TV ishte anëtari i Këshillit Bashkiak në Vlorë, Atird Hoxha.

Hoxha është shprehur se bashkia e Vlorës ka rritur dhe dyfishuar taksat e ujit dhe sat e tjera, situatë kjo që është në kundërshtim të interesave të qytetarëve.

"Fatkeqësisht​ kjo është një situatë për të qarë. Bashkia Vlorë duhet të jetë në shërbim të qytetarëve po ajo ka filluar një fushatë të rritjes së barrës fiskale.

Tarifat dhe taksat po rriten, dje kemi debatuar në këshillin bashkiak sa i përket rritjes së tarifës së ujit ku është dyfishuar çmimi dhe ne e kemi paralajmëruar këtë situatë ndërsa anëtarët e këshillit nga PS nuk arritën dot të dalin nga radhët e partisë dhe jashtë kamerave ata janë shprehur se është e drejtë kjo por nuk kemi çfarë të bëjmë.

Kjo është një situatë që e kemi kundërshtuar pasi jemi mandatar nga qytetarët për të mbrojtur interesin e qytetarëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco