SPAK iu bind presionit të Bolinos së Ramës, por gjykata rrëzon kërkesën për përjashtimin e Olldashit

SPAK iu bind presionit të Bolinos së Ramës, por gjykata rrëzon kërkesën për përjashtimin e Olldashit

10:48, 24/11/2023
A+ Aa A-

Prej ditësh, SYRI kërkon të mësojë nga gjykatësja Irena Gjoka nëse është në konflikt interesi për çështjen ndaj kreut të opozitës, Sali Berishës. Sigurisht është fakt se Irena Gjoka është shkarkuar nga kreu i opozitës në vitin 1996, kur ai ishte president dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Por edhe pse është shkarkuar për shkelje të rënda dhe korrupsion, Irena Gjoka ka zgjedhur të vazhdojë këtë çështje, në një shkelje të rëndë të ligjit për konfliktin e interesit.

Por nga ana tjetër, SPAK tregohet shumë i bindur ndaj pushtetit kur bie fjala për mënyrën se si e trajton konfliktin e interesit. SPAK u vu menjëherë në lëvizje kur Karlo Bolino, gazetari i oborrit të SPAK, raportoi se gjyqtarja Ilirjana Olldashi është në konflikt interesi pasi ka blerë një banesë te pallatet e ndërtuara aty ku ishte kompleksi ‘Partizani’.

SPAK kërkoi që Olldashi të përjashtohet nga gjykimi i kërkesës së zotit Jamarbër Malltezi për lirimin e pasurive të sekuestruara.

Por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila vendosi të mos pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i kërkesës për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha.

Bolino nga ana tjetër, raporton se përjashtimi i Olldashit është kërkuar edhe për shqyrtimin e animimit për kreun e opozitës, Sali Berisha.

Ky është vetëm një tregues tjetër, që fakton se SPAK është i bindur ndaj pushtetit të Edi Ramës, këtë herë i ekspozuar në formën e presionit mediatik.

NJOFTIMI ZYRTAR

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja MilianaMuça, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11 akti, datë 23.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimittë Organizuar me objekt: “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco