‘Aksesor i shumë politikanëve dhe gazetarëve’, Vangjeli tregon kush ishin përdorues të telefonit EncroChat

21:51, 23/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e Çim Peka Live ka deklaruar se shumë politikan dhe gazetarë kanë poseduar telefon EncroChat, një rrjet komunikimi i cili përdorej nga  anëtarët e krimit të organizuar për të planifikuar aktivitete kriminale.

Ai thotë se ky lloj telefoni, një kohë, u bë një lloj aksesori në Tiranë.

“16 mijë deri në 18 mijë mendohet që janë përdorues shqiptarë  dhe shqipja ishte gjuha e dytë më e përdorur në këtë platformë, pas anglishtes.  Ky lloj telefoni në Tiranë ishte bërë si një lloj aksesori. Ishte një telefon që kushtonte më shumë se rroga e deputetit dhe kishte një abonim tek 80 ditë mos gaboj. Unë po ju them që ka politikan, të majtë dhe të djathtë, që e përdornin këtë lloj telefoni.

Unë nuk kam prova për ketë që t’ju vërtetoj të kundërtën  por logjika ma kërkon që të fundit që janë të interesuar për ta bërë një gjë të tillë, unë vazhdoj të besoj që është SPAK-u. Shikoni se në çfarë duarsh ndodhet dosja sepse ka dhe aktorë të tjerë që e kanë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco