Marrëdhëniet e PD me ndërkombëtarët/ Berisha: Kemi komunikim të vazhdueshëm me ta

Marrëdhëniet e PD me ndërkombëtarët/ Berisha: Kemi komunikim të vazhdueshëm me ta

21:40, 23/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se marrëdhëniet e tij personale me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe janë të njohura, me proceset gjyqësore që sipas tij janë të pandërprera.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se pavarësisht marrëdhënieve të tij jo të mira me përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë, PD ka komunikime konstante me ndërkombëtarët.

Ai tha se janë disa përfaqësues të PD-së si Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi që zhvillojnë takime periodike për përfaqësuesit e ambasadave të huaja.

“Marrëdhëniet e mia personale janë tashme të njohura, vazhdojnë proceset gjyqësore për qëndrimet pa asnjë fakt, document. Por marrëdhëniet e PD me SHBA dhe Britaninë, janë konstante, janë disa përfaqësues të PD që takohen në mënyrë periodike me diplomatët, Gazment Bardhi, Këlliçi, Bylykbashi.

Ne mbajmë lidhje konstante me OSBE-në, me ambasdorin e OSBE-së, me ambasadorin gjerman, me të gjithë. Proceset gjyqësore të miat me ndërkombëtaret janë të pandërprera”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco