Tomorri: Qëndrimi skandaloz i SPAK për çështjen e konfliktit të interesit

Tomorri: Qëndrimi skandaloz i SPAK për çështjen e konfliktit të interesit

20:59, 23/11/2023
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është në konflikt interesi se unë e kam shkarkuar në 1996-ën kur isha President, ndaj duhet të jap dorëheqjen nga çështja.

Nuk ndodh asgjë, procesi vazhdon përpara.

Disa media nxjerrin një lajm se gjyqtarja që ka çështjen e Jamarbër Malltezit është në konflikt interesi pasi ne 2015-ën ka blerë një apartament tek kompleksi ‘Kontakt’. Çohet SPAKU menjëherë sa dëgjon lajmin dhe kërkon dorëheqjen e gjyqtares.

Tani si i bie, ku ka më shume konflikt interesi?

Kur te gjykon një gjyqtar që e ke shkarkuar nga puna, apo kur të gjykon një gjyqtar që ka blerë apartament në kompleksin ku ti je një nga investitorët?

SPAKU thotë se rasti i dyte është konflikt interesi, kurse i pari është plotësisht në rregull. Pra me këtë standard, prokurorët e SPAK nuk duhet të hetojnë pronarin e furrës ku blejnë bukën, tabakinon ku blejnë cigare, qoftoren ku pinë raki e kështu me radhe.

Dhe kjo është drejtësi e pavarur dhe pa asnjë ndikim politik.

Moj reforme, moj reforme që po na vete 1 miliardë euro dhe na pjell kështu perlash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco