Berisha në Elbasan: Rama nuk lejon komisione hetimore sepse thjeshtra e tij fiton tendera çdo javë

Berisha në Elbasan: Rama nuk lejon komisione hetimore sepse thjeshtra e tij fiton tendera çdo javë

17:37, 23/11/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk lejon komisionet hetimore, që janë një e drejtë kushtetuese e opozitës në parlament.

Në takimin me demokratët në Elbasan, Berisha theksoi se Rama nuk i lejon komisionet sepse thjeshtra e tij fiton tendera çdo javë.

Berisha: Nuk ka ndodhur kurrë, është jashtë çdo imagjinate që qeveria të mos lejojë komisionet hetimore parlamentare. Çfarë janë ato miqtë e mi, pse janë ato në Kushtetutë. Ato janë për ju. Kushtetuta i ka ndarë pushtetet. Atij që ka më shumë deputetë në parlament i ka dhënë pushtete kryesore, por edhe asaj që quhet pakicë i ka lënë një pushtet, një veto.

Ky pushtet dhe kjo veto është e drejta kushtetuese e tij për të hetuar qeverinë, në emër tuaj.

Edi Rama shkel mbi ketë të drejtë 8 herë me radhë, sikur 43 përfaqësues tuaj në parlament nuk janë deputet, por janë figurina pa asnjë vlerë aty.

43 deputetë firmosën që në Komisionin e Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari të jetë një njeri i respektuar, me njohuritë ndër më të thella në të drejtën zgjedhore.

Edi Rama thotë jo, nuk e pranoj. Nuk ka rëndë se ju jeni 43 deputetë, do të ua caktoj unë se kush do të jetë bashkëkryetar në Komisionin zgjedhor.

A mund të tolerohet kjo. Çfarë jemi ne nëse pranojmë, që përfaqësuesin tuaj, tonin, ta emërojë Edi Rama. Nuk e bëri Ramiz Aliaj këtë, secili caktonte përfaqësuesin e vet.

Por ky nuk njeh asnjë normë, kufij.

Po pse nuk lejon komisionin hetimor parlamentare, sepse vjedh bashkë me familjen e tij, ditë e natë. Po e them këtu për deklaratë politike? Jo, absolutisht jo.

Që një zyrtar të mos vjedhë, të mos abuzojë, duhet të respektojë kushtetutën, ligjet. Kushtetuta e ndalon, fëmijët e kryeministrit, bashkëshorten dhe prindërtit, e ndalon në mënyrë kategorike që të përfitojë qoftë një qindarkë përveç rrogës së tyre, nga fondet publike, qendrore apo lokale.

Cili është standardi i familjes së Edi Ramës?

Thjeshtra, vajza e familjes e papërmbajtur fiton tendera çdo javë. Atëherë si mund të ju përfaqësojmë ju ne, nëse nuk marrim të gjithë dokumentacionin dhe të themi se kjo tenderat po i fiton për pushtetin e thjeshtrit.

Kushtetuta thotë se, deputeti, kryeministri po e po, deputeti nuk mund të ketë asnjë lloj financimi nga sektori publik qendror apo lokal, nga familja e tij. Dhe ky sna lejon ne.

Ky është sulltan, është kërcënim, rrezik.

Po mirë, çfarë morali kemi ne, nëse themi se po krijojmë një komision hetimor parlamentar dhe po hetojmë kryetarin e Bashkisë së Librazhdit. Ai hajdut është, por hajdut si Rama nuk ka Shqipëria.

Nëse ne shkojmë diku tjetër dhe nuk hetojmë atë që është kreu i sistemit të korrupsionit ne nuk bëjmë detyrën para jush, ne nënshtrohemi.

Por ne nuk e bëjmë kurrë atë. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco