EMRI/ Prezantohet Kryeinspektori i ri IKMT-s

EMRI/ Prezantohet Kryeinspektori i ri IKMT-s

14:21, 23/11/2023
A+ Aa A-

Këtë të enjte është prezantuar Kryeinspektori i ri të IKMT-së.

Këtë post do ta mbajë Ervin Hoxha, i cili pason në këtë detyrë Agim Ismailin.

Prezantimi i tij u bë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një ceremoni ku morën pjesë drejtuesit qendrorë e vendorë të IKMT.

Balla tha se duhet punuar për të nisur një rrugëtim të ri, pavarësisht se rezultatet janë.

“Kjo punë duhet të nisë me fushën e kompetencave për të shmangur mbivendosjet me punën e Policisë së Shtetit.

Çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje, pasi rastet nuk kanë munguar as në qendër të Tiranës”, deklaroi ai.

Ministri kërkoi një plan të plotë kontrolli në çdo cep të Shqipërisë, kontroll që sipas tij do të ketë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco