Kuvendi/ Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin, ja kur do të kalojë për votim marrëveshja me Italinë

Kuvendi/ Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin, ja kur do të kalojë për votim marrëveshja me Italinë

13:30, 23/11/2023
A+ Aa A-

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor. Mbledhja e cila ishte parashikuar për në orën 11:00 u zhvillua në orën 13:00.  Ndërkohë në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika.

“Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i depozituar nga Këshilli i Ministrave në datën 17 nëntor.

Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, pritet që votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë të bëhet në 21 dhjetor. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Një marrëveshje e cila ka marrë kritika të shumta si në Itali, dhe nga Bashkimi Evriopian por edhe nga opozita në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco