Raporti i hetuesve amerikanë: Ahmetaj e parandaloi në mënyrë aktive kontratën për djegësin e Tiranës duke mos firmosur

Raporti i hetuesve amerikanë: Ahmetaj e parandaloi në mënyrë aktive kontratën për djegësin e Tiranës duke mos firmosur

12:24, 23/11/2023
A+ Aa A-

Firma e njohur ligjore amerikane, Nixon Peabody, ka përgatitur një raport bombastik për rastin e Arben Ahmetajt.

Në këtë raport thuhet se çështja kundër tij është e motivuar politikisht.

Duke u ndalur konkretisht te inceneratorët, në raport thuhet se Arben Ahmetaj nuk mund të çonte kurrë përpara materialisht kontratat e inceneratorëve.

Por në një sqarim më të detajuar, raporti rrëzon hetimin e SPAK për Arben Ahmetajn sa i përket kontratave të inceneratorëve.

Fillimisht sa u përket kontratave për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, raporti thotë se Ahmetaj në atë kohë nuk kishte lidhje, pasi ishte ministër i Ekonomisë.

“Autoriteti kontraktor përkatës për koncesionet e inceneratorëve ishte Ministria e Mjedisit. Ministër i Mjedisit gjatë procesit të koncesionit të tre projekteve të inceneratorëve ishte zoti Koka.

Gjatë vendimeve përkatëse për kontratat e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, zoti Ahmetaj ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Siç e kemi detajuar më lart, miratimi i Ministrisë së Financave për inceneratorin e Elbasanit u kërkua në fund të vitit 2014 dhe për inceneratorin e Fierit në janar 2016. Zoti Ahmetaj shërbeu si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes deri në shkurt të vitit 2016,” thuhet në raport.

Por edhe kur u bë ministër i Financave, raporti thekson se ‘Ahmetaj parandaloi në mënyrë aktive kontratën për djegësin e Tiranës që të ecte përpara’.

“Shkurtimisht, përveç Autoritetit Kontraktor, Ministria e Financave është e vetmja agjenci tjetër qeveritare që luan ndonjë rol në procesin e kontraktimit. Ky rol është i kufizuar në vlerësimin nëse ka fonde të mjaftueshme në buxhet që do të ndahen për një projekt të tillë,” sqaron raporti.

“Për më tepër, zoti Ahmeja refuzoi tre herë që të miratonte projektin e inceneratorit të Tiranës, sepse nuk kishte fonde të mjaftueshme në buxhet për të paguar për të. Në rastin e pestë, zoti Ahmetaj u informua se plani për projektin e inceneratorit të Tiranës kishte ndryshuar dhe se fondet e qeverisë nuk do të nevojiteshin më.

Për rrjedhojë, zoti Ahmetaj në herën e pestë kur u pyet, deklaroi se Ministria e Financave nuk kishte asnjë koment për projektin.

Dikush mund të supozojë se nëse zoti Ahmetaj do të ishte pjesëmarrës aktiv në skemën e korrupsionit, ai do të kishte firmosur projektin, pavarësisht këtyre shkeljeve të rregullave. Fakti që ai nuk e bëri, tregon shumë dhe vërteton bindshëm se ai nuk ka vepruar në mënyrë korruptive në lidhje me projektet e inceneratorëve.

Nga ana e tij, SPAK duket se sugjeron se refuzimi i zotit Ahmetaj për të ushtruar kompetencën e Ministrisë së Financave në përgjigje të kërkesës së pestë për miratim- e cila do të kishte qenë krejtësisht e pavend duke pasur parasysh se nuk kërkoheshin më fonde publike- është dëshmi e fajit të tij.

Kjo është natyrisht qesharake. Fakti që zoti Ahmetaj ka ndjekur germat e ligjit, nuk mund të përdoret si dëshmi se ai është përfshirë në korrupsion publik. Fakti që SPAK do të ndjente nevojën për të arritur përtej kufijve të logjikës, duhet të ngrejë shqetësime serioze për hetimin dhe ndjekjen penale të SPAK-ut, si dhe motivet që qëndrojnë në themel të të dyjave”, thekson raporti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco