PD, thirrje SPAK të përfundojë hetimin për ish-ministren Krifca mbi bllokimin e 94 mln eurove nga BE

PD, thirrje SPAK të përfundojë hetimin për ish-ministren Krifca mbi bllokimin e 94 mln eurove nga BE

12:04, 23/11/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike i ka bërë thirrje sot, SPAK-ut, të vazhdojë hetimin kundër ish-ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe kundër të gjithë shkelësve që kanë abuzuar me fondet e BE për bujqësinë shqiptare, në vazhdën e një raporti të fundit të Komisioni Europian mbi fondet e IPARD.

"Komisioni Europian, në një dokument të sapozbardhur, - deklaroi zëdhënësja e PD, Floriana Garo, - bën me dije se qeveria e Edi Ramës ka kryer një seri shkeljesh, në shumën e 33.5 milion eurove në fondet e bujqësisë nga programet IPARD të BE.

Vjedhja qeveritare është 2,5 herë me lartë se shuma prej 13 milionë euro e papërdorur nga 6 shtete të tjera në Ballkan si Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i zi, Bullgari dhe Rumania.

Shuma totale e shkeljeve e gjetur në 7 shtete të Ballkanit është rreth 47 milionë euro, nga të cilat 71% i takojnë Shqipërisë dhe 13 mln euro, ose 29 % 6 vendeve të tjera, thotë raporti.

Dokumenti i Komisionit Europian tregon se nga viti 2021 deri në vitin 2022, numri i parregullsive pësoi rritje të jashtëzakonshme dhe roli kryesor i takon Shqipërisë.

Shqipëria nuk ka përdorur sipas rregullave shuma për projekte të mëdha. Psh në vendin tonë janë gjetur 54 raste shkeljesh, që përbëjnë një shumë prej 33.5 milionë eurosh, 98 për qind e së cilës ishte vetëm në vitin 2022.

Sic është bërë e njohur, dhe sic e kemi denoncuar nga kjo foltore, për shkak të parregullsive dhe skemave mashtruese të qeverisë Rama, BE ka bllokuar fondet e IPARD për Shqipërinë, duke i dhënë një goditje fermerëve dhe bujqësisë shqiptare.

Një proces nga zyra e hetimit për rregullsitë e procesit (OLAF) ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.

Për shkak të këtij bllokimi Shqipëria do të humbë nga fondet IPARD rreth 94 milionë euro, shumë e alokuar për periudhën 2023-2027.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të vazhdojë, të thellojë dhe përfundojë hetimin kundër ministres Krifca dhe kundër të gjithë shkelësve që u kanë hequr fermerëve shqiptarë mundësinë për dhjetra miliona euro për shkak të pangopësisë se tyre," nënvizoi Garo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco