Berisha: Kjo është betejë për jetë e vdekje për Kushtetutën! E garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi

Berisha: Kjo është betejë për jetë e vdekje për Kushtetutën! E garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi

12:56, 22/11/2023
A+ Aa A-

"Kjo është betejë për jetë e vdekje për Kushtetutën. Betejë që do ta fitojmë", theksoi sot me bindje të plotë, lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp.

"Natyrisht do kohën e vet. A e patë apo jo si transformua tymi në dritë?! U transformua nga e drejta, - tha ai, duke iu referuar flakadanëve që ndriçuan Kuvendin dhe tërhoqën vëmendjen botërore për protestën e opozitës shqiptare dhe të drejtat e saj të shkelura nga mazhoranca e Edi Ramës. - Sepse prapa tymit qëndronte e drejta. E drejta e një një grupi që po mbron Kushtetutën e vendit të vet. Kaq është gjithë puna, e gjithë filozofia...

Tani, mbani shënim: Protestat do jenë tani gjer në realizimin e plota, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. Kjo është betejë pa kthim!

Në lëvizje, nuk duhet të gjykohet lëvizja. Lëvizja duhet të gjykohet me persistencën e saj. Po ajo ka ondulacionet e veta, ajo ka kulme dhe rënie, i ka të gjitha. Rëndësi kapitale ka persistenca. Por unë e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi.

Na duhet edhe pak kohë. Na duhet sepse pasi të bindim shqiptarët për gjëmën që ky u bën atyre, duke konfiskuar Kushtetutën, atëherë do shohin se çfarë rreziku...

SKAP-i funksionon në mënyrë absolute identike me hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Haptaz, sepse merr përsipër të shkruajë Kushtetutën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco