Deputeti Gështenja: Tri kërkesat e opozitës që Kuvendi të kthehet në normalitet

Deputeti Gështenja: Tri kërkesat e opozitës që Kuvendi të kthehet në normalitet

11:27, 22/11/2023
A+ Aa A-

Lefter Gështenja, deputeti i PD-së i qarkut të Elbasanit, ka renditur tre kërkesa fare të thjeshta të opozitës, që nëse plotësohen sipas të drejtës që u jep Kushtetuta, e kthejnë parlamentin në normalitetin e tij.

Në një shënim sot në Fb. z. Gështenja shprehet:

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë i dhanë të drejtë opozitës në betejën e saj për rikthimin e parlamentit në binarët e kushtetueshmërisë. Falenderoj partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë që reaguan dhe kërkuan respektimin e të drejtave dhe lirive të opozitës.

Kërkesat e opozitës garantojnë që parlamenti të ruajë rolin e tij, atë të kontrollit ndaj qeverisë. Nuk ka mision më të madh, në kushtet kur kjo mazhorancë ka kapur çdo pushtet, që opozita të bëjë detyrën e saj duke luftuar me çdo mjet demokratik.

Mazhoranca duhet t’i hapë dritën jeshile ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare; konstituimit dhe rikthimit në punë të Komisionit të Reformës Zgjedhore e të heqë dorë nga përfshirja në punët e brendshme të Partisë Demokratike. Kaq mjafton që parlamenti të kthehet në normalitet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco