Kisha me tone të ashpra kundër komunizmit: Krimet duhet të dënohen

11:25, 22/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të komentuar peticionin e Kishës Katolike për dënimin e krimeve të komunizmit ishte Zëdhënës i Kishës Katolike, Dom Mark Pashkja.

Pashkaj është shprehur se dënimi i krimeve të komunizmi është një betejë që e kemi nis që në vitin 1991 dhe do po vazhdojmë ta çojmë përpara.

"Në vetë identitetin e Kishës Katolike është zbardhja e të së vërtetës dhe puna për atdheun dhe brazat e rinj. Dënimi i krimeve të komunizmi është një betejë që e kemi nis që në vitin 1991 dhe do po vazhdojmë ta çojmë përpara.

Një popull që harron të kaluarën ka rrezikun që ta përsërisë atë. Duke pasur parasysh për dëmin e jashtëzakonshëm që komunizmi i ka shkaktuar vendit tonë ne jemi vigjilent që të kapim atë shenja që mund të sjellë dhe një rikthim të përafërt me diktaturën e kaluar.

Ipeshkvit katolik kanë bërë një peticion që të dënohen krimet e komunizmit. tani duhet të jemi në një situatë dhe të ecim përpara për të arritur europën ku sistemet totalitare janë dënuar me kohë nga këto shtete.

Në rastin e ditës së dëshmorëve ose çlirimin shfaqen parulla dhe figura që janë të lidhura direkt me diktaturën komuniste ku janë masakruar intelektualë, patriotë, klerik dhe familje të tëra u internuan dhe duke pasur parasysh këtë situatë një pjesë  emirë e brezave të rinj nuk kuptohet."

Intervista e Plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco