‘Procedimi në të njëjtën ditë kur u bë kallëzimi’/ Berisha: Vetëm një prokuror skllav mund ta bënte këtë

‘Procedimi në të njëjtën ditë kur u bë kallëzimi’/ Berisha: Vetëm një prokuror skllav mund ta bënte këtë

22:29, 21/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve, Sali Berisha tha se procedimi penal ndaj Jamarbër Malltezit në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani” nisi në të njëjtën ditë kur u bë denoncimi.

Në emisionin ‘Open’, Berisha theksoi se vetëm një urdhër politik mund të bëjë këtë gjë të turpshme.

Berisha: Taulant Balla më datë 1.12.2020 ka dorëzuar kallëzimin e tij të rremë penalë. Më datë 1 e merr në dorëzimin kallëzimin. Më datën 1 dhjetor shpall procedimin penal bazuar në këtë dosje. A mund të ndodhë kjo në botë? Vetëm urdhri politik mund të bëjë këtë gjë të turpshme.

Ti mund të dorëzosh një dosje dhe kalon në protokoll dhe shefi e kalon për shqyrtim. Kjo tregon se është urdhër politik dhe plotësisht e paligjshme.

Si mund të shpallësh procedim penal pa e shqyrtuar dosjen. Dosja për t’u lexuar kërkon një ditë. Ti bëje të nesërmen. Që të thyej çdo ligj prokurori, ai është skllav i pushtetit. Arben Kraja nuk duhet të ishte aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco