Dosja Partizani/ Berisha: Procesi ishte politik, ja provat që e vërtetojnë

Dosja Partizani/ Berisha: Procesi ishte politik, ja provat që e vërtetojnë

21:52, 21/11/2023
A+ Aa A-

Kreu demokrat Sali Berisha i ftuar në “Open” tha se procedimi penal ndaj tij dhe Jamarbër Malltezi, në lidhje kompleksin “Partizani” nisi në të njëjtën ditë kur u bë denoncimi çfarë tregon se janë shkelur ligjet.

“Taulant Balla më datë 1.12.2020 ka dorëzuar kallëzimin e tij të rremë penal. Më datë 1 e merr në dorëzim kallëzimin. Më datën 1 dhjetor shpall procedimin penal bazuar në këtë dosje. A mund të ndodhë kjo në botë? Vetëm urdhri politik mund të bëjë këtë gjë të turpshme.

Ti mund të dorëzosh një dosje dhe kalon në protokoll dhe shefi e kalon për shqyrtim. Kjo tregon se është urdhër politik dhe plotësisht e paligjshme.

Si mund të shpallësh procedim penal, pa e shqyrtuar dosjen. Dosja për t’u lexuar kërkon një ditë. Ti bëje të nesërmen. Që të thyej çdo ligj prokurori, ai është skllav i pushtetit. Arben Kraja nuk duhet të ishte aty”, theksoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco