Tym e kaos në Kuvend, Burimi: Opozita të vazhdojë në këtë rrugë për të drejtën e saj

10:40, 21/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV ishte analisti Genc Burimi.

Burimi është shprehur që opozita duhet të vazhdojë rrugën e përplasjes pasi po u mohohet drejta e tyre parlamentare ndërsa ka ngritur dhe paralele me situatën e njëjtë që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut ku opozita nuk lejoj mazhorancën të miratonte një buxhet që nuk ishte në të mirën e qytetarëve.

"Sot në parlamentin  Shqipërisë është fiks situata që ka ndodhur në Shkup ku opozita bllokonte parlamentin. Kjo skenë është e ngjashme pasi dhe atje mazhoranca me kryeministër Gruevskin po tentonte të miratonte buxhetin fiks si në Shqipëri pa konsultimin e opozitës.

Opozita bllokoi parlamentin, pati përplasje derisa kryetari i parlamentit dole me ndihmën e gardës jashtë, qytetarët organizuan protesta ku kishte dhe përplasje.

Kur isha student greva e urisë në shkurt 1991 në qytet studenti dhe më kujtohet ku prindërit tanë rrethuan godinën që të na tërhiqnin por ne nuk u ndalëm derisa ata u larguan dhe u bënë pale me ne, kjo mund të përsëritet që të ngrihen njerëzit të dhe ta vazhdojnë këtë rrugë."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco