'Çfarë hetimi është ky'/ Ish-kryeprokurorja: SPAK vijon hetimet, shteti vijon paguan koncensionet si inceneratorët dhe sterilizimin

'Çfarë hetimi është ky'/ Ish-kryeprokurorja: SPAK vijon hetimet, shteti vijon paguan koncensionet si inceneratorët dhe sterilizimin

22:15, 20/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në emisionin “Open” foli për koncesionin e sterilizimit dhe masën ndaj ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj.

Imeraj u shpreh edhe pse hetimet vijojnë, pavarësisht nga pagesat e fryra, ato vazhdojë të bëhen, teksa mori si shembull edhe çështjen e inceneratorëve.

“Shpërdorimi i detyrës është një vepër që mund të fusë çdo vepër aty. Në rastin konkret të shohim faktin penal, mungesa ose mosveprimi i Beqajt për konfliktin e interesit me Rrapajt dhe Rrjepaj,  dhe krijimin e kushteve të favorshme për atë që  do fitonte tenderin. Pra me pak fjalë mungesa e konkurrencës së drejtë. Mënyra se si është zbatuar koncesioni i sterilizimit, ka probleme.

Ajo që duhet bërë sot e tutje në thelb është një veprimtari që vazhdon. Po të marrim shembull inceneratorët, paratë vazhdojnë e paguhen. Pavarësisht nga pagesat e fryra këto pagesa vazhdojnë. Çfarë kemi zgjidhur nga këto hetime? Interesi publik është që këto para të mos paguhen kot së koti”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco