Asosacioni/ Bushati: Kurti po reziston, pasi është kollaj të thuash ‘po’ për avantazhe politike

22:07, 20/11/2023
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live, ka debatuar me gazetarin Baton Haxhiu në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në bisedimet e tij me Serbinë për asosacionin.

Bushati theksoi se Albin Kurti ka rezistuar deri tani për të mos e firmosur asosacionin, pasi është kollaj të thuash po të marësh avantazhe politike dhe ti bësh keq vendit tënd.

Sipas analistit, nëse Kurti e pranon asosacionin, duhet të japi dorëheqje dhe karriera politike e Albin Kurtit shkatërrohet.

Kurti: Pikërisht prej rezistencës, se është kollaj të thuash po të marësh avantazhe politike dhe ti bësh keq vendit tënd. Duhet të rezistuar kur vendit tënd i kanohen rreziqe.

Ka rezistuar Kosova prej 10 vitesh, sot nuk kemi asosacion.

A mund ta pranojë Albin Kurti asosacionin, mund ti vënë litarin në fyt dhe ta pranojë. Nëse ai e pranon duhet të japi dorëheqje dhe karriera politike e Albin Kurtit shkatërrohet, por minimumi e çon vendin në zgjedhje dhe ti thotë që ju më keni votuar për gjë tjetër.

Me sa po lexoj unë, unë them nuk e pranon. Të gjitha tregojnë në thelb një rezistencë për ti thënë ‘jo’ edhe kur thotë ‘po’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco