Ylli Manjani: Ndalimet e SPAK bëhen për shou. Këta nuk janë më të zot se Antimafia italiane

21:55, 20/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë diskutimit për SPAK në studion e ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV, juristi Ylli Manjani u shpreh se, ndalimet e SPAK bëhen më shumë për shou se sa për të dhënë drejtësi.

Manjani bëri të ditur se modeli i SPAK është marrë nga antimafia italiane, por këta të fundit nuk arrestojnë njerëz çdo javë.

‘Ndalimet bëhen për shou dhe bëhen për të ushqyer turmat se sa për të dhënë drejtësi.

Shiheni me vëmendje se si ka evoluar edhe deklarimi i Edi Ramës, nga burg, burg, burg tani është kujtuar të thotë se duhet drejtësi. Në fakt kështu duhej të funksiononte reforma, duhej drejtësi.

Ish-prokurori i përgjithshëm që nuk gjendet për ti ekzekutuar vendimin, është realisht më i  dënuar se këta që janë të arrestuar. Edhe frika, se mund të ikin, po le të ikin, atëherë ti mund ti dënosh.

Nuk ke pse ti trembesh me masa sigurie. Gjatë masave të sigurisë, nuk ka asnjë metodologji, juridike, profesionale që të sigurojë hetime të sakta dhe të drejta. Nëse ti e kërcënon tjetrin me paraburgim, hetimi mbaron, ske ca heton më.

Të gjitha metodologjitë thonë, leje të lirë personin dhe gjëmoje. Modeli që ne kemi marrë për të ndërtuar SPAK, e kemi marrë nga Italia, dhe aty e kemi justifikuar këtë ndërhyrje të posaçme në drejtësi, edhe më përpara.

A funksionon SPAK jonë si modeli i antimafias italiane? Jo dhe po ju jap vetëm një shembull për të ju tërhequr vëmendjen.

Antimafia italiane 2-3-5 vite dhe ditën që të kanë hedhur hekrat, ke kryer punë, sepse kanë mbledhur prova për ty. Dhe SPAK-u jonë arreston çdo javë, kaq të zot qenkan këta, më të zot se antimafia janë këta.

Ka diçka që nuk shkon këtu. Shoqëria është mirë të mësohet me rezultat jo me shou’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco