VIDEO/ Ylli Manjani i skandalizuar me masat e sigurisë që jep SPAK: Janë antiligjore

21:41, 20/11/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani duke folur në  ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se të gjitha masat e sigurisë që SPAK ka dhënë për persona nën hetim janë të paligjshme.

Sipas tij, për personat që janë hetim nuk jepet masë sigurie e tillë, por SPAK i ka dhënë dhe për juristin këtu kemi të bëjmë me një problem shumë të madh demokratik dhe kushtetues.

‘Të gjitha masat e sigurisë të SPAK janë të sforcuara ligjërisht, kjo për shkak të një mentaliteti, burg, burg, burg, dhe ju e dini nga vijnë këto thirrje.

Persona me status nën hetim, jo të pandehur, jo nën akuzë, që do të thotë jo me prova bindëse, mbahen në burg.

Ky është standard i papranueshëm, askund nuk do ta gjeni  këtë standard.

Personi nën hetim  nuk mund të vendoset në masë sigurie. Është një fazë e hershme hetimi.

Nëse 98% e masave të sigurisë që ka dhënë SPAK për persona nën hetim, këtu kemi një problem shumë të madh demokratik, kushtetues, ligjor’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco