Haxhiu: Arrestimi i Malltezit është arsye politike, SPAK nuk i ka dhënë dënimin që meriton Beqajt

21:31, 20/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në ‘Çim Peka Live’ ka deklaruar se arrestimi i Malltezit dhe hetimi në gjendje të lirë i Beqajt vjen  nga si pasojë e arsyeve politike.

Ai shprehet se SPAK nuk ka marrë masa të ashpra ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, duke thënë se në raport me veprimet e tij ai nuk ka marrë shumë dënim.  

“Po flasim për një masë sigurie për një njeri që nuk ka shumë dënim, në kuptimin e veprimeve të tij, nuk ka ashpërsi, nuk ka shumë paraqitje publike të vrazhda si punon në prapaskenë, njeri i shifrave etj..Eshtë njeri që angazhohet me gjëra që janë kryesisht të përgjithshme. Mallteyi është gjithashtu një njeri që nuk ka rrezikueshmëri të lartë por procesi politik i Partisë Demokratike i kryesuar nga Sali Berisha që është brenda procesit, realisht është një lloj ashpërsie ose krijimi i një fryme brenda Prokurorisë që  Malltezi duhet të jetë aty. Ata që e dinë sesi funksionon Prokuroria dhe  gjykatat, megjithatë krijojë disa rrethana për të krijuar një frymë e fryma ndonjëherë është përtejë drejtësisë. Rastet janë të njëjta por veprimet e Prokurorisë për të treguar fuqinë e saj, mosfrikën janë arsyet pse maltezi dhe Beqaj dallohen, ose edhe të tjerë. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco