Rama mban peng Kuvendin në mënyrë antidemokratike/ Sulmon opozitën pse proteston, i quan deputetët mbeturina

Rama mban peng Kuvendin në mënyrë antidemokratike/ Sulmon opozitën pse proteston, i quan deputetët mbeturina

12:10, 20/11/2023
A+ Aa A-

Shqipëria është një republikë parlamentare.

Por zor se mund të thuhet se vendi ka një parlament.

Kryeministri Edi Rama kontrollon gjithçka dhe parlamenti është kthyer në një fasadë, ku opozitës i cenohen dhe mohohen edhe të drejtat më bazike.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Edi Rama gjeti kohë sot të ankohej se pse opozita po proteston kundër kësaj gjendje antidemokratike, antiligjore dhe antikushtetuese.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur,” shkruan Rama në median sociale.

Sot Rama ishte në parlament pas shumë kohësh, ndërkohë që vetë është i pari që e shpërfill atë, duke u shfaqur aty shumë rrallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco